Policia e Brazilit thotë se të paktën 9 të burgosur janë vrarë gjatë përleshjeve në burg në shtetin e Goias.

Autoritetet thonë se përleshjet nisën kur një grup i armatosur uzurpuan një zonë të kontrolluar nga banda rivale. Një prej viktimave u është prerë koka.

Pas përplasjes me armë, më shumë se 100 anëtarë të dy bandave kanë arritur të  arratisen.

Përleshjet janë të zakonshme në burgjet e Brazilit të cilat janë të mbipopulluara. përleshjet nisën pasditën e 31 dhjetorit 2017.

Bandat rivale u përleshën, thyen barrierat dhe arritën të largoheshin. Policia thotë se ka arritur të shtypë rebelimin dhe të rimarrë kontrollin e burgut.

/Ora News.tv/