Përleshje mes shqiptarësh, 32-vjeçari humb jetën pas përplasjes së kokës në asfalt

Përleshje mes shqiptarësh, 32-vjeçari humb jetën pas

Një shqiptar 32 vjeçar ka ndërruar jetë gjatë natës së shkuar në spitalin e qytetit të Breshës. Viktima është Arben Kola 32 vjeç, baba i dy femijëve të vegjël.

Kola ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra gjatë një përleshje të dhunshme në një sallë lojrash fati në një lokal në komunën Chiari të provincës së Breshës.

Autori i krimit është një 26 vjeçar shqiptar, i cili është arrestuar nga policia italiane.

Dëshmitarët në vendngjarje kanë rrëfyer se mes dy shqiptarëve ka pasur një sherr të dhunshëm fizik.

36 vjeçari Kola ka përplasur kokën në rrugë e ka humbur ndjenjat.

Viktima shqiptare ka mbërritur në spital në gjendje mjaft të rëndë e gjatë natës ka ndërruar jetë.

Autori i vrasjes akuzohet për vrasje të qëllimshme.

Dinamika e vrasjes është ende në hetim. Dyshohet të jetë përdorur jo vetëm dhunë fizike por dhe armë e ftohtë.

EMISIONET