Përleshje me thikë për një vend parkimi në Itali, pranga shqiptarit

Përleshje me thikë për një vend parkimi në Itali,

Një shqiptar dhe dy italianë janë përfshirë në një përleshje, që dëgjeneroi në përdorimin e armëve të ftohtë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës për një vend parkimi në Pesaro. Mediat italiane raportojnë se gjithçka ndodhi kur një BMË me dy napoletanë në përpjekje për të dalë nga parkimi u përplasen me një makinë tjetër, e cila drejtohej nga një 40-vjeçar shqiptar dhe po tentonte të parkonte.

Përplasja mes dy automjeteve ishte shumë e lehtë, duke mos shkaktuar dëme. Megjithatë situata nuk kaloi pa debate, ku dy italianët goditën shqiptarin në fytyrë. Ky i fundit largohet dhe vjen pas disa momentesh dhe sulmon me thikë një prej dy italianëve.

Në vendin e ngjarjes mbërriti ambulanca dhe policia dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

EMISIONET