Përleshja masive në Las Vegas, dënime shembullore për McGregor e Khabib

Përleshja masive në Las Vegas, dënime shembullore për

Ylli irlandez i MMA, Conor McGregor është pezulluar për gjashtë muaj nga Komisioni Shtetëror i Nevadës (NSAC) dhe është gjobitur me 50,000 dollarë për ndikimin e tij në përleshjen pas duelit me Khabib Nurmagomedov në UFC 229.

Sipas vendimit të NSAC, McGregor do të ketë të drejtë të kthehet në Oktagonin e UFC më 6 prill. Khabib është suspenduar me 9 muaj dhe është gjobitur me 500,000 dollarë, dhjetë herë shumën e dënimit të McGregor.

Përleshja masive mes të dyve ndodhi pas duelit të peshave të lehta në UFC më 6 tetor, në T-Mobile Arena në Las Vegas. Sfida pa si fitues Khabib, por duket se përleshja në fundin e saj ka sjellë një dëm moral dhe monetar te dy sportistët.

EMISIONET