Përgjimet, Arta Marku: Janë transkriptuar pothuajse të gjitha CD-të

Përgjimet, Arta Marku: Janë transkriptuar pothuajse të gjitha

Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme, Arta Marku gjatë fjalës së saj në Kuvend tha se janë janë transkriptuar pothuajse të gjitha CD-të.

Ajo u shpreh se prokurorët tashmë do të duhet të dalin në konkluzione.

Arta Marku: "Janë dy çështje që janë regjistruar në vitin 2016. Nga viti 2016 deri në fund të shtatorit 2018, të vetmet veprime të kryera kanë qenë përgjimet. Ka pasur vetëm transkripte bisedash dhe numrash sporadikë. Në fund të shtatorit 2018, për të dyja çështjet janë caktuar prokurorë të tjerë ku iu është kushtuar gjithë rëndësia e duhur. Për 339 është caktuar një grup prej 3 prokurorësh dhe 11 oficerësh të policisë gjyqësore. 339 në momentin që është marrë nga prokurorët e tjerë ka pasur 704 CD të patranskriptura. Aktualisht pas 9 muaj janë transkriptuar pothuajse të gjitha CD. 

Janë regjistruar 74 emra personash nën hetim janë dërguar për gjykim shumë prej tyre dhe 12 janë dërguar së fundmi. Jam dakord me të gjithë ata që mendojnë se këto çështje duhen zgjidhur. Ju ka ardhur momenti që të zgjidhen. Prokurorët që i kanë marrë në shtator 2018, e kanë marrë të gjithë kohën e nevojshme për të bërë hetimit dhe tashmë duhet të dalin në konkluzione. Unë i kam kërkuar vazhdimisht në çdo takim, për aq sa më lejohet brenda kompetencave që kam, apo në çdo dalje publike timen që t'ju japin zgjidhje këtyre çështjeve. Por janë prokurorët e çështjeve që do të duhet ta marrin këtë vendim."

Ndërsa theksoi se po hetohet për nxjerrjen e sekreteve, pas publikimit të përgjimeve nga Bild.

Arta Marku: "Për nxjerrjen e sekreteve po hetohet aktualisht nga prokuroria e krimeve të rënda në të njëjtën çështje me 339. Nisja e çështjes nuk është bërë pse dolën sekretet  dhe përbënte problem nxjerrja e të dhënave, por u bë sepse nxjerrja e sekretit nga Prokurorët, oficerët e policisë gjyqësore përbën vepër penale dhe nuk mund të anashkalohet. Kjo duhet hetuar. Për sa u përket çështjeve në fjalë prokurorët do të duhet të dalin në konkluzione dhe ti drejtohen gjykatës si i vetmi instituticion që do të vlerësojë vendimmarrjet e tyre."

EMISIONET