Përgatitjet anti-Kastrioti, te Kukësi mendojnë Tiranën

Kukësi ka nisur përgatitjet për takimin e fundit të Kategorisë Superiore.

Verilindorët do të presin "në shtëpi" Kastriotin, që i jep fund edhe një sezoni të gjatë dhe me mjaft impenjim të skuadrës së drejtuar nga Ernest Gjoka. Një 90 minutësh që do të zhvillohet në stadiumin "Kamza" dhe ku do të vendos përballë dy skuadra që kanë objektiva konkret në këtë sezon.

Kukësi dëshiron të marr të paktën një pikë për të shpresuar te vendi i dytë, ndërsa Kastrioti "lufton" vetëm për 3 pikët, për të tentuar më pas qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar. Krutanët numërojnë 2 pikë më pak se Tirana dhe nëse bardheblutë bëjnë hap fals, pra humbasin dhe të besuarit e Bledar Devollit fitojnë, janë këto të fundit që sigurojnë qëndrimin në elitë.

Gjithashtu, ky takim do të shërbejë edhe si një takim përgatitor për finalen e Kupës për Kukësin, me verilindorët që të dielën e 2 qershorit do të masin forcat me Tiranën në "Elbasan Arena".



EMISIONET