Përfundon takimi, Higuain "një hap" larg Milanit

Përfundon takimi, Higuain "një hap" larg Milanit

Gonzalo Higuain mund të konsiderohet si lojtari më i ri i Milanit. Asgjë nuk është zyrtare por palët duket se janë shumë pranë zyrtarizimit të kalimit të sulmuesit argjentinas në Milano.

Ky përfundim është arritur gjatë takimit ndërmjet administratorit të Juventusit, Marotta, si dhe drejtorit sportiv, Paratici, me Leonardon dhe vëllain e Higuainit, shkruan “Sportmediaset”.

Sot në orën 16:30 dy palët kanë hyrë në takim dhe në 17:25 kanë dalë nga Casa Milan.

Të dy klubet kanë rënë dakord për këtë transferim, i cili pritet të jetë në shifrën e 55 milionë eurove, por kjo shifër ende nuk është zyrtare.

EMISIONET