Përfundon aksidentalisht në lavatriçe, macja i shpëton larjes

Pronarët e saj nuk e kishin vënë re se Bobby, macja e tyre nëntë muajshe, kishte hyrë në makinën larëse të bënte një sy gjumë. Kështu, ata filluan procesin e larjes së rrobave por zhurma që vinte nga lavatricja bëri që ata të alarmoheshin se dicka serioze po ndodhte.

Kafsha, e cila mbeti në makinën larëse për disa minuta në një temperaturë prej 60 gradësh, pësoi një krizë dhe u dërgua në spitalin e kafshëve të Nottingham, ku veterinerët arritën të ndërhynin shpejt dhe ta shpëtonin atë.

“Kjo nuk është hera e parë që Bobby hyn në makinën larëse, kështu që unë e mbyll gjithnjë. E kisha mbyllur dhe këtë herë por një një farë mënyre ajo arriti të hynte”, u shpreh pronarja e saj për BBC.

170543184-ca70cb1e-a320-487c-bd20-83449b93d56f

EMISIONET