Katedralja Notre-Dame në Paris është përfshirë nga flakët.

Referuar mediave vendase deri në këto momente nuk janë regjsitruar persona të lënduar apo viktima, ndërsa zjarrëfikëset po punojnë për shuarjen e flakëve.

Në një postim në Twitter, zëvendës kryetari i parë i Parisit, Emmanuel Gregory shkruan:

“Zjarr në Notre Dame, ne duhet të qëndrojnë larg dhe të largohen të gjithë për të lënë grupet e shpëtimit të ndërhyjnë."

Shkaku i zjarrit është ende i paqartë, por zyrtarët thonë se kjo mund të lidhet me rikonstruksionin e saj.

Vitin e kaluar, Kisha Katolike në Francë beri  thirrje urgjente për fonde për të shpëtuar katedralen, e cila kishte filluar degradimin. Kjo është hera e parë që ky objekt antik përfshihet nga flakët. Ndërtimi i kishës daton që në vitin 1163.

Macron anulon fjalimin drejtuar kombit-Për shkak të zjarrit, zoti Macron anuloi një fjalim televiziv që duhet të mbante të hënën për politikën kombëtare. Ndërsa në rrjetet sociale bëri këtë koment: "Si të gjithë bashkatdhetarët, jam i trishtuar këtë mbrëmje kur shoh të digjet kjo pjesë që është e ne të gjithëve".

Reagon Trump-Në lidhje me zjarrin në katedrale reagoi edhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.  

"Është e tmerrshme të shikosh zjarrin masiv në katedralen Notre Dame në Paris. Ndoshta ndërhyrja me ujë nga ajri mund të vërë nën kontrollat flakët. Duhet të veprohet shpejt!"



/Ora News.tv/