Festivali muzikor i Sanremo në Itali ka marrë vëmendjen e të gjithëve gjatë këtyre ditëve, ku u komentua dhe pjesëmarrja e kantautorit shqiptar, Ermal Meta.

Një prej performancave që la publikun pa fjalë ishte ajo e Michelle Huzniker me Pierfrancesco Favinon, të cilët sollën hitin e verës ‘Despacito’, e kënduar nga Luis Fonsi.

Të dy dhuruan shfaqje për të gjithë, si dhe në një moment baleti, ku të dy performojnë një vallëzim me një normë të lartë erotike.

Ndërkohë, shqiptari Ermal Meta u akuzua për plagjiaturë, por pas sqarimeve ai vazhdoi të jetë pjesë e spektaklit të njohur në të gjithë botën.

/Ora News.tv/