Përfitimi i KEMP-it vetëm me dy dokumenta dhe kontroll 1 herë në 3 vjet

Përfitimi i KEMP-it vetëm me dy dokumenta dhe kontroll 1 herë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ndoqi nga afër procesin e vlerësimit mjekësor të aftësisë për punë (KMCAP) të personave me aftësi të kufizuar në qarkun e Lezhës.

Manastirliu: Sot vetëm me dy dokumenta arrihet që të aplikohet dhe nga ana tjetër kemi bërë një hap përpara për të gjitha ato diagnoza që quhen të përhershme, qytetarëve u duhet të vinin cdo vit. Sot në vlerësimin e mjekut do vijë 1 herë në 3 vjet apo 5 vjet në gjykimin e mjekut.

Sipas ministres me këtë hap janë kursyer rreth 40 orë sorrollatje për çdo qytetar që komisionohej dhe minimalisht 47 milionë lekë në total, që shpenzoheshin nga qytetarët, vetëm si kosto transporti.

Një tjetër letësi për procedurat e KMCAP është heqja e "malit" të dokumenteve që kërkoheshin më parë.

Manastirliu: Qëllimi kryesor është eleminimi i burokracive, eleminimi i praktikave abuzive dhe padyshim cilësi më e mirë për shërbimet, për qytetarët.

Për kategorinë e përfituesve të pagesave të aftësisë së kufizuar me diagnoza të përhershme, që deri dje detyroheshin të rikomisionoheshin çdo vit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur  rikomisionimin 3-5 vjet, duke ju kursyer personave me aftësi të kufizuar 16 orë sorrollatje për këtë shërbim.

EMISIONET