Përfitimet nga konsumi i ujit

Kemi dëgjuar që sekreti për një lëkurë të mirë është konsumi i shpeshtë i ujit. Por ç'përfitime të tjera ka trupi nga ai?

Uji ju jep gjendje të mirë fizike dhe mendore. Pirja e ujit ju ndihmon në ndryshimin e mirë të gjendjes suaj emocionale. Dehidratimi shkakton lodhje të trupit, ndaj duhet ujë.

Është i mirë për sistemin e tretjes. Uji në trup bën që çdo gjë të shkojë mirë. Para dhe pas buke, pini nga një gotë ujë.

Uji forcon sistemin tuaj imunitar dhe lejon që organet të funksionojnë në potencialin e tyre optimal.

Uji pastron toksinat e shumta që keni në trup. Kur pini ujë, dhjami dhe toksinat dalin jashtë trupit tuaj.

Konsumi i ujit ul shanset për atak në zemër dhe gjithashtu ul tensionin. Një gotë uji përpara gjumit të natës, ndihmon në qarkullimin e gjakut te organet, kur ju jeni duke fjetur.

EMISIONET