Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, mendon se klubi i tij do të përfitonte më shumë në bursë sesa Manchester Unitedi. Sipas Forbes, Manchester Unitedi vazhdon ta ruajë pozitën e parë si klubi më i vlefshëm sportiv në botë. Nëntëmbëdhjetë herë kampioni i Anglisë është vlerësuar përpara kampionit të Spanjës që zë vendin e dytë në listë, por kështu nuk mendon shefi i Los Blancos. “Në qoftë se do të shfaqeshim në bursë, ne do të vlenim më shumë se Manchester Unitedi, ju siguroj për këtë”, ka deklaruar Perez.

/Ora News.tv/