Aplikacioni Whatsapp ka shfaqur disa probleme mbrëmjen e së enjtes, duke pezulluar kështu komunikimet në shumë vende të botës.

Gazeta britanike “The Independent” shkruan sonte se miliona njerëz nuk po munden të marrin dhe dërgojnë mesazhe.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një përditësim nga ana e gjigandit të komunikimit, apo një defekt në servera.

Ndër të tjera, The Independent thotë se ka kontaktuar pronarin e Whatsapp, që është kompania Facebook, dhe pret një përgjigje për bllokimin në fjalë.

/Ora News.tv/