Platformat më të mëdha të rrjeteve sociale, Facebook dhe Instagram kanë patur vështirësi me funksionimin gjatë ditës së sotme.

Shumë përdorues kanë raportuar se faqja nuk i hapej ose merrnin mesazhe si “service unavaible” dhe janë tepër të shqetësuar pasi aty kalojnë një pjesë të madhe të ditës. Ata kanë përdorur Twitter për të treguar se kanë probleme dhe kërkojnë zgjidhje sa më shpejt.

Ndërsa Instagram nuk merr postime, ndonëse programi hapet dhe funksionon normalisht.

Nuk dihet nëse dy rastet kanë lidhje me të njëjtin problem, ndonëse të dyja janë të lidhura me rrjetin e madh të Facebook.

Instagram dhe Facebook nuk ka funksionuar në Britani dhe Europë. Nuk janë të shpeshta këto gjëra pasi stafi kujdeset që të mos ketë vështirësi në rrjet për miliarda përdoruesit e rrjeteve sociale.

/Ora News.tv/