Përdornin lokalin për të shitur kokainë, pranga shqiptarit dhe gruas së tij italiane

Përdornin lokalin për të shitur kokainë, pranga shqiptarit

Dy pronarë të një lokali, një shqiptar dhe një 45-vjeçare italiane u arrestuan nga karabinierët në Savona pasi akuzohen për trafik droge. Dy të arrestuarit përdornin ambientet e lokalit si bazë për shitjen e drogës.

Mediat italiane shkruajnë se 49-vjeçari shqiptar Indrit Kadrimi dhe Barbara Longo lindur në Savona janë bashkëshortë.

Nga kontrolli që policia ushtroi në lokalin e tyre u gjetën 40 gram kokainë, e cila ishte ndarë në doza dhe ishte gati për shitje, 10 gram hashash si dhe materiale të tjera paketimi për drogën dhe një shumë të madhe parash.

Po ashtu dy të arrestuarit akuzohen edhe për shkelje të rregullave të higjenës në ambientet e punës.

EMISIONET