Dy burra janë ekzekutuar publikisht në Jemen pasi u shpallën fajtor për rrëmbimin, përdhunimin dhe vrasjen e një djali 12-vjeçar.

Wadah Refat, 28 vjeç dhe Mohamed Khaled, 31 vjeç, u dënuan për përdhunim dhe vrasjen e një djali të quajtur Mohamed Saad në maj të vitit të kaluar.

Qindra vetë u mblodhën në qytetin port të Adenit të enjten për të parë burrat që u qëlluan për vdekje të gjunjëzuar para turmës.

Djali ishte duke luajtur pranë shtëpisë, kur njëri prej autorëve e ftoi për në shtëpinë e tij.

Pas përdhunimit, nuk i mbyllën dot gojën fëmijës që bërtiste duke kërkuar ndihmë, ndërsa njëri prej tyre e preu me thikë në fyt, thuhet në dokumentin e vendimit të gjykatës, e parë nga spanjollja "El Mundo".

Një grua 33-vjeçare gjithashtu është dënuar me vdekje se ka ndihmuar Refat-in dhe Khaled-in të fshehin trupin e djalit.

/Ora News.tv/