Më 23 nëntor 2017 Robinho u dënua me 9 vjet burg për përdhunim e vajzës shqiptare bashkë me një shokun e tij në një lokal në Milano. Vajza asokohe ishte 22 vjeç. Së fundmi kanë dalë në dritë edhe pjesë të dosjes së paraqitur në Gjykatën e Milanos, ku dalin në pah detaje të rëndë për ish-sulmuesin e Milanit.

“I duhet dhënë pesha e duhur negative tonit dhe shprehive të përdorura për të komentuar ngjarjet, duke përshkruar vajzën me epitete turpëruese dhe termat shpesh të papërpunuara e përbuzëse, shenjë e pashmangshme e përçmimit dhe ndërgjegjësimit për mosndëshkimin e ardhshëm. Kjo bindje ka bërë që të pandehurit të qeshin vazhdimisht lidhur me ngjarjen, duke evidentuar kështu një përçmim absolut për kushtet e viktimës, e ekspozuar ndaj turpërimeve të përsëritura, përveç akteve të dhunës seksuale përmes abuzimeve veçanërisht invazive dhe me një abuzim fizik absolut të viktimës”.

Ngjarje për të cilën po flasim ka ndodhur në gardërobën e “Sio Café”, një lokal milanez ku vajza po festonte ditëlindjen. Asokohe, Robinho ishte një futbollist i Milanit. Ka qenë ai i pari që e ka përdhunuar vajzën, por në këtë çështje janë përfshirë edhe katër meshkuj të tjerë brazilianë, për të cilët procedimi është pezulluar pasi nuk janë zbuluar kurrë. Gjykata ka vendosur që vajza e përdhunuar të marrë një dëmshpërblim prej 60 mijë eurosh, ndërsa Robinho vazhdon të luajë futboll në Turqi me Sivasspor, vendi i gjashtë i kampionatit aktualisht. Ka firmosur në janar dhe ka luajtur deri tani tre ndeshje në kampionat, duke shënuar tre gola kundër Ankaraspor dhe Kayserispor.

/Ora News.tv/