Përdhunoi dhe vrau vajzën 6 vjeçare, dënohet me 4 burgime të përjetshme

Përdhunoi dhe vrau vajzën 6 vjeçare, dënohet me 4 burgime

Gjykata e Pakistanit i ka dhënë 24 vjeçarit Imran Ali 4 burgime të përjetshme për përdhunimin dhe vrasjen e një 6 vjeçarje një muaj më parë.

Trupi i Zainab Ansari u gjet në një kosh mbeturinash në qytetin e Kasurit, në jug të Lahore, më 9 janar.

Vrasja e saj shkaktoi zemërim në të gjithë vendin, banorët protestuan kundër moskompetencës të policisë. Në protestat e dhunshme vdiqën dy protestues.

Babai i viktimës ishte në gjykatë për të dëgjuar vendimin, nën masa të larta sigurie

Vrasësi i Zainab ka lidhje edhe me raste të tjera përdhunimesh dhe vrajsesh deklaron policia dhe kryeministri i provincës Punjab.

 Krimet e pretenduara të Aliut shtrihen së paku në një vit dhe banorët e thonë se policia duhej të kishte ndërhyrë më parë me arrestimin e 24 vjeçarit duke parandaluar në këtë mënyrë dh krimin makabër të vrasjes së Zainabit

Aliu do të hetohet mbi krime të tjera, tha prokurori i qeverisë Ehtisham Qadir Shah për agjencinë e lajmeve Reuters. 

EMISIONET