Përballja me Liverpool-in në gjysmëfinale, Roma kishte nisur përgatitjet (FOTO)

Shorti i hedhur mesditën e sotme në Nyon vendosi përballë njëra-tjetrës, Liverpool-in dhe Romën, dy skuadra që në startin e kompeticionit të Champions League ishin shumë pak të kuotuar për të triumfuar.

Por kur kishin mbetur thuajse dhe dy orë që në hedhjen e shortit, në mediat italiane po qarkullonte një fotografi, ku duket se klubi verdhekuq kishte nisur shitjen e biletave për duelin me anglezët.

Ajo që bie në sy, ishte se drejtues të klubit e kishin mësuar kundërshtarin e radhës përpara të tjerëve, ndërkohë që kishin mësuar dhe se do të ishte sfida e kthimit, pikërisht me 2 maj ajo që do të zhvillohej në "Olimpico".

Një fakt që nxjerr "zbuluar" UEFA-n që nga viti në vit po humb besimin për short të pastër dhe të pa manipuluar.


EMISIONET