Disfata kundër Khabib Nurmagomedov nuk është kapërdirë mirë nga ylli i MMA, Conor McGregor që ka ftuar sërish në duel kampionin e peshave të lehta në UFC.

Megjithatë, ftesa ndaj yllit rus nuk është pritur mirë nga ish-rivali i Khabib, Al Iaquinta. 31 vjeçari nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vjen pas fitores ndaj Kevin Lee dhe shpreson te një duel përballë yllit irlandez.

"Nëse Conor mendon se do të përballet me Nurmagomedov para meje, është e pakuptimtë. Unë jam rivali që duhet të kalojë,  përpara se të përballet sërish me rusin."-tha Iaquinta, i cili në muajin prill humbi përballë Khabib Nurmagomedov.

McGregor humbi përballjen e tij të parë kundër Nurmagomedov, i cili u shpall kampion i peshave të lehta në UFC.

/Ora News.tv/