“Perandoria e këpucëve” të Kanye West është një ndërmarrje miliarda dollarëshe,  sipas Forbes.

Të ardhurat nga linja e këpucëve Yeezy arritën nivelin më të lartë prej 1.5 miliardë dollarë në vitin 2018 dhe të ardhurat e Kanye West në 12 muajt e fundit arritën 150 milion dollarë.

Që nga zhvendosja e Yeezy nga Nike në Adidas në vitin 2013, Kanye ka goditur me atë që Forbes e konsideron si ‘marrëveshje të paprecedentë’ me 15 përqind të aksioneve, si edhe tarifën e marketingut.

West e përshkruan linjën e tij të atleteve si “Lamborghini i këpucëve”, referuar shumave të mëdha që fiton nga ky biznes.



/Ora News.tv/