Pensionimi, Ansi Agolli vendos për të ardhmen

Pensionimi, Ansi Agolli vendos për të ardhmen

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Ansi Agolli ka hedhur poshtë pretendimet se do të mbyll karrierën në fund të sezonit.

Një faqe jo-zyrtare e Qarabakut publikoi të hënën lajmin se ish-kapiteni i kombëtares kuqezi do të tërhiqet nga futbolli në fundin e sezonit aktual. Por vetë mbrojtësi i majtë e ka hedhur poshtë këtë pretendim, ndërsa e ka cilësuar si spekulim. 36 vjeçari nuk ka pasur shumë hapësira në këtë sezon, ndërsa është aktivizuar në 7 ndeshje në kampionatin azer, nga 14 në total.

Megjithatë ai nuk e mendon tërheqjen nga futbolli, të paktën për momentin. Mbrojtësi i majtë është në dispozicion të Qarabak prej 9 vitesh dhe ka fituar gjithçka me azerët, duke provuar edhe emocionet e Champions League dhe Europa League. Agolli është në perëndim të karrierës dhe ka disa hipoteza për të ardhmen e tij, pasi kontrata aktuale e tij përfundon në qershor.

Së pari mund të marr një rol drejtues te klubi i Qarabakut, nëse vendos të var këpucët në gozhdë në fundin e këtij sezoni. Por ekziston edhe opsioni Superiore. Ai e ka pranuar se do t'i pëlqente të kthehej nga Tirana për të mbyllur karrierën, aty ku bardheblutë e presin me krahë hapur.

EMISIONET