Neymar Jr mund ta kishte "eksploruar" Europën përmes kampionatit rus të futbollit.

I tillë është pretendimi i ish-presidentit të Lokomotiv Moskow që ka deklaruar se në vitin 2008 e kishte në dorë kartonin e brazilianit, duke paguar një shumë modeste nga ajo që Paris Saint Germain i pagoi Barcelonës.

Kemi menduar se a do t’ia vlente ta blinim Neymarin. Kemi dashur ta blinim. Skautët tanë e vëzhguan brazilian. Mund ta kishim blerë për një shifër që i afrohej 10 milionë eurove." ka ka thënë ish-presidenti i Lokomotivës, Nikolai Naumov.

Skautët e klubit rus e kishin "pikasur" Neymar gjatë kupës Mediteranes, ndërsa drejtuesit e Santos i kishin kërkuar 10 milionë euro për ta lënë të lirë brazilianin, që asokohe ishte 15 vjeç.

/Ora News.tv/