Penalltia ndaj Juventusit, Galliani: Gjyqtari ishte një idiot!

Penalltia ndaj Juventusit, Galliani: Gjyqtari ishte një idiot!

Ish-administratori i Milan, Adriano Galliani është rikthyer tek ndeshja shumë e përfolur, cerekfinalja Real Madrid- Juventus.

Italiani fajëson gjyqtarin për penalltinë "qesharake" që dha në favor të Realit dhe shton se bardhezinjtë e merituan kualifikimin.

“Juventusi meritonte të fitonte dhe kualifikohej kundër Realit. Ajo penallti ishte e dyshimtë dhe akoma më absurde ishte të përjashtoje Buffonin. Kjo do të thotë të mos kuptosh psikologjinë e futbollit. Me pak fjalë, ai arbitër ishte një idiot."

Galliani komentoi dhe gjysmëfinalen e Romës me Liverpoolin ku tha se do të bëj tifo për italianët.

"Roma në gjysmëfinale me Liverpool? Do të jem në stadium më 2 maj për ta ndjekur ndeshjen. Finalen e vitit 2005 me Liverpool nuk do të harroj kurrë, prandaj them ‘Forca Roma’ dhe hakmerru edhe për ne”.

EMISIONET