Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi i ftuar në "Ekopolitikë" nga Aurora Sulçe në Ora News, duke diskutuar për koncesionet tha se ato të dhëna nga PD-ja janë në numër më të madh dhe paguhen drejtpërdrejt nga qytetarët.

Janko: Ne kemi 213 koncesione, nga të cilat 178 i ka dhënë Partia Demokratike. Po t'i krahasojmë si numër, pesha rëndon më shumë nga PD. Ka ndryshim të madh midis koncesioneve se si i ka lidhur PD dhe se si i kemi dhënë ne. Shumica e koncionesve të dhëna nga PD janë taksa të drejtpërdrejta nga qytetarët. Skanimi paguhet nga biznesi.

Shehaj: Koncesionet në hidrocentrale nuk kanë asnjë lidhje me koncesionet në shkolla. Aktualisht qeveria do të ndërtojë shkolla, spitale jo në mënyrë klasike duke marrë para borxh. Është njësoj sikur një qytetar që do të blejë një shtëpi  50 mijë euro dhe nuk merr paratë në bankë por i thotë ndërtuesit që do të paguaj qiranë prej 15 vjetësh. Në vend se të paguaj 3% në bankë, ai paguan 10% tek ndërtuesi.

/Ora News.tv/