I ftuar në emisionin 'Arena' të Dritan Hilës, historiani Pëllumb Xhufi tha se figura e Skëndërbeut duhet të vendoset në kontekstin historik dhe se shqiptarët njiheshin që më parë nga Perandoria Bizantine.

Xhufi: Unë jam me mendimin që Skënderbeu duhet historicizuar, duhet të vendoset në kontekstin e tij. Shqiptarët kanë ikur shpejt në burimet Bizantine, që në shekullin e X dhe përmenden si një popull krejt i veçantë. Ata kishin të drejta të barabarta me bizantinët dhe kishin raporte me traktate e perandorin bizantine. Shqiptarët kur përmenden në kuadrin e ushtrisë bizantine, gjithmonë quhen shqiptarë dhe jo bizantinë.


/Ora News.tv/