Peka: Ajo që ndodhi me taksën Haradinaj në Kosovë po ndodh me LSI

Peka: Ajo që ndodhi me taksën Haradinaj në Kosovë po ndodh

Djegia e mandateve nga opozita ishte një akt i paprecedentë, por analisti Çim Peka thotë se lajm  ishte vetëm djegia e mandateve nga LSI.

I ftuar në RTV Ora, ai vlerësoi lidershipin e Monika Kryemadhit, duke thënë se ajo ka marrë riskun ta kthejë LSI në parti morale.

Duke e krahasuar me taksën Haradinaj në Kosovë, Peka thotë se ky akt e ka rritur shumë LSI në sytë e qytetarëve, të paktën moralisht.

Çim Peka: Është lajm i madh.Është mesazh i qartë për ndërkombëtarët që stabilitet pa demokraci në këtë vend nuk do të ketë. Ilir Meta po të ishte kryetar i LSI, kurrë nuk do të digjte mandatet. Kryemadhi nuk ka fjalor politik, ka fjalor populist dhe praktik, ta kuptojnë masat. Që kur ka marrë drejtimin e LSI-së është krejtësisht në krah të kundërt me Ilir Metën. Nuk është më ajo kryetarja që drejton me qetësi, që militantët duhet të dëgjojnë qetësinë dhe maturinë e liderit, po i shkon pas kërkesave të turmave.

Akti i dorëzimit të mandateve nuk është ndonjë lajm i madh për PD, është parti e madhe, parti kryesore e opozitës.Akti i dorëzimit të mandateve nga LSI që nën drejtimin e Ilir Metës me apo pa të drejtë  është përceptuar si parti pragmatiste, ka qenë lajm i papritur. Monika Kryemadhi ka marrë riskun ta kthejë LSI në parti morale, e bën dot apo jo, do ta shikojmë rrugës. Nuk them që Ilir Meta nuk ka bërë akte morale, ka ndihmuar në rrotacione të buta të pushtetit.

Megjithatë akte të mirëfillta mortale që edhe riskojnë të ardhmen e kësaj partie, për herë të parë e ka bërë Kryemadhi.Dorëzimi i mandateve nga LSI dhe pse nuk kishte një listë të saj por të ardhur  nga Vasili tregoi se ky grupim politik riskoi.Ajo që ka ndodhur me taksën Haradinaj në Kosovë ajo po i ndodh LSI në Tiranë. Është hera e parë që qytetarët shikojnë një akt moral me kosto ndaj saj të LSI. Çka do të thotë që këtë parti besoj që edhe në sondazhe, të paktën moralisht duhet ta ketë rritur shumë.

Sa i takon gatishmërisë së presidentit Meta për të lënë mandatin, Peka thotë se deklarata ishte mesazh për ndërkombëtarët për të gjetur zgjidhje për krizën politike.

Çim Peka: Kriza ka ndodhur. Çfarëdo që ndodhë nuk e thellon krizën, tani pritet vetëm zgjidhje.Ky ëhstë një veoprim që u bën të qartë ndërkombëtgarëve që harrojeni se do të ketë demokraci fasadë, harrojeni se mund të ketë zgjedhje pa opozitën dhe harrojeni se mund të ketë opozitë të klonuar.

EMISIONET