Pedofili mbytet në tualet nga shoku i qelisë

I dënuari për abuzim seksual me fëmijët mbytet në tualet nga shoku i qelisë Një i dënuar për abuzim seksual me një fëmijë është mbytur në tualetin e qelisë së burgut në SHBA nga shoku i tij i qelisë pas një konflikti,tha policia. 

David Oseas Ramirez, 56 vjeç, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm për ngacmimin e një vajze 11-vjeçare në 2013, u gjet i vdekur në burgun e Duval County në Jacksonville, Florida , të martën në mëngjes (30 korrik 2019), por mediat e kanë raportuar vetëm sot. 

Zyra e sherifit në Jacksonville njoftoi në një deklaratë në mediat sociale se një zënkë shpërtheu midis viktimës Ramirez dhe vrasësit të dënuar Paul Dixon, 43 vjeç, i cili u arrestua më vonë për këtë ngjarje. 

Duke përshkruar ngjarjet, deklarata thoshte: 'Më 30 korrik 2019, rreth orës 11:00, detektivët u njoftuan për një vdekje që ndodhi në katin e pestë të Objektit të Paraburgimit, i vendosur në rrugën 500E Adams". 

'Kati i pestë është i ndarë në dy anë, në lindje dhe perëndim. Ky incident ndodhi në Lindje. Të burgosurit që ndodhen aty janë të gjithë të dënuar dhe në pritje të transferimeve në burgun e shtetit ose janë rikthyer për procedime gjyqësore" sqaron më tej deklarata. 

Detektivët po hetojnë për shkaqet e vrasjes. 'U zhvillua një grindje midis viktimës dhe shokut të tij të qelisë.Pasi oficerët korrektues u njoftuan për dëmtimin e viktimës, një ekip mjekësor u kontaktua dhe u përgjigj brenda dy minutave" sqaron policia. 

Deklarata shton se viktima u konfirmua më pas i vdekur dhe se policia po verifikon kamerat e mbikëqyrjes së burgut. Dixon, i cili u dënua për vrasje kur ishte 17 vjeç, e futi kokën e Ramirezit në ujin e tualetit derisa vdiq, shtoi USA Today. 

Një i burgosur i tretë që ishte dëshmitar i incidentit po refuzon të bashkëpunojë me autoritetet, raportojnë media lokale. 

Eksperti i krimit, Ken Jefferson, i tha Newsweek se abuzuesit e dënuar të fëmijëve si Ramirez nuk gjejnë 'paqe në burg'.

 Ai tha: "Kur burrat shkojnë në burg të akuzuar, të dënuar për dëmtimin e një fëmije, nuk ka paqe për ta në burg. Ata duhet të ruajnë shpinën dhe të shpresojnë që të miqësohen me dikë që ti mbrojë."

EMISIONET