Në një ditë feste si kjo e 7 Marsit, pedagogia e Universitetit Aleksandër Moisiu, Durrës Helena Halilaj, e ftuar në "Dite e Re" në Ora News,  foli për marrëdhëniet pedagog-student. Ajo pranoi se është një pedagoge shumë kërkuese dhe kërkon vëmendje maksimale gjatë leksioneve të saj

Helena Habilaj:  " Jam pak e rreptë me studentët se nuk dua të më bëhet rrëmujë sepse nuk dinë të ndajnë vlerën dhe respektin  dhe nganjëherë e keqpërdorin mirësjelljen dhe e shohin sikur nuk ke autoritetin e duhur. Në orën time të leksionit u them studentëve: Ju keni të drejtë vetëm të dëgjoni dhe të merrni frymë dhe në fund të pyesni për qartësi. Pse e bëj unë këtë? Jo për t'u treguar studentëve se kush jam apo se kam emër të madh në arsim, për mua këto janë presione komuniste siç bëjnë disa nga pedagogët. Këto janë mënyra të disa prej pedagogëve thjesht për të rritur autoritetin pasi nuk gjejnë mënyra të tjera. Por, e them këtë se ndryshe nuk ke si të menaxhosh një auditor me 80studentë, apo 120 studentë. "

Në studio u diskutua edhe për paraqitjen e studentëve, ku u përmendën vajzat që kujdesen shumë për look-un e tyre dhe kjo nuk shihet me sy të mirë nga ana e pedagogeve kryesisht

Helena Habilaj: "Unë i dua njerëzit e bukur dhe të mbajtur. Por kur një studente apo student nuk ka mësuar fare i them: Kur rregulloje flokët, nuk mund të lexoje ndonjë kapitull?"

Pedagogia vlerësoi festën e 7 marsit si të dytën më të rëndësishme në vend pas festës së pavarësisë, pasi sipas saj, "arsimi është vlera e çdo kombi"


/Ora News.tv/