Partia Demokratike e cilëson nul, procesin e votimit në Parlament të listës me anëtarë për këshillin e lartë gjyqësorë dhe atë të prokurorisë. Oerd bylykbashi, tha se në sallë nuk kishte kuorum që lista të hidhej në votim ndaj  faza e tretë kur ajo miratohet pavarësisht votave nuk quhet e ezauruar.

Bylykbashi: Kuorumi i nevojshëm i pjesëmarrjes se deputetëve në procesin e votimit duhet të jetë së paku sa numri i votave të kërkuara për miratimin e një akti të caktuar. Për rrjedhojë duke qenë se në sallë dje në procesin e votimit ishin vetëm 73 deputetë dhe kërkoheshin 94 prezent, pavarësisht preferencës për listën procesi i votimit është nul, nuk ka votim e për rrjedhoje nuk mund të hyjë në funksion dispozita automatike për emërimin e kandidatëve.

Bylykbashi, la të kuptohet se procesi nuk do të ankimohet në gjykatë kushtetuese, pasi  akuzoi partinë socialiste  se e ka bllokuar qëllimisht këtë institucion.

Bylykbashi: Maxhoranca do të përpiqet të pengojë në plotësimin e vendeve bosh në Gjykatë Kushtetues, do të përpiqet që të pengojë edhe Gjykatën e Lartë të plotësohet. Ju e dini se sot Gjykata e Lartë është në një situatë dramatike për sa i përket anëtarëve. Do të pengohet ngritja e Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

Deputeti Demokrat nuk komentoi deklaratën  e ambasadori Lu se politikanë të djathtë e të majtë kanë frikë nga drejtësia, por në mënyrë indirekte i dha këtë mesazh:

Bylykbashi: Ajo që duhet të bëjë unë dhe kushdo tjetër, profesionistë, politikanë apo kushdo është të lexojë të zezë mbi të bardhë, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe asgjë tjetër. Reforma në drejtësi të bëjë punën e saj. Ata që duhet të kenë frikë janë ministrat si Saimir Tahiri, ministra të tjerë të korruptuar, kryetarë bashkish dhe Edi Rama që i mban ata.

Lista për anëtarët e këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë u hodh në votim në seancën e së enjtes duke marrë 72 vota pro nga 93 që kërkohen. Ajo u cilësua e miratuar nga kryeparlamantri Garamoz Ruci, pasi ligji parashikon se në raundin e 3 ajo merr fuqi   pavarësisht sa karton ajan  pro saj. 


/Ora News.tv/