PD kërkon shpjegime nga Fatmir Xhafaj për vëllain e tij, Alibeaj: Gënjeu për dënimin!

PD kërkon shpjegime nga Fatmir Xhafaj për vëllain e tij, Alibeaj:

Duke iu referuar një deklarate të vitit 2010, kur fatmir Xhafaj ishte një deputet i opozitës socialiste në Kuvend, në të cilën thoshte se i vëllai i kishte vuajtur pasojat e gabimit të tij, përfaqësuesit e opozitës, për të katërtë ditë rresht, kërkuan shpjegime. 

Enkelejd Alibeaj tha se Fatmir Xhafaj gënjeu kur e bëri atë deklaratë.

Alibeaj: Gënjeu publikisht, kur tha se i vëllai ka vuajtur pasojat ligjore.

Deputeti Ervin Salianji e pyeti publikisht ministrin e brendshëm nëse e ka favorizuar vëllain e tij për ta rehabilituar nga dënimi i marrë.

Salianji: A është rehabilituar Agron Xhafaj edhe pse nuk ka bërë asnjë ditë burg nga dënimi i tij dhe pavarësisht se ndaj tij, Fatmir Xhafaj ka zgjedhur të mos e zbatojë ligjin antimafia?

Duke lexuar edhe njëherë 3 provat implikojnë sipas demokratrëve Ministrin e Brendshëm, përfaqësuesi ligjor, Gazment Bardhi tha se pushteti i Fatmir Xhafajt bën të mundur shmangie nga drejtësia të vëllait të tij

Bardhi: Fatmir Xhafaj është arsyeja pse shteti është në shërbim të Agron Xhafajt dhe jo përballë tij me forcën e ligjit.

Në deklaratë e tyre, përfaqësuesit demokratë shtruan pyetjen nëse vëllai i ministrit të brendshëm ende vazhdon aktivitetin e tij kriminal apo jo

EMISIONET