PD: Rama i dha vëllait Olsi monopolin e kontrollit të tregut të bixhozit

PD: Rama i dha vëllait Olsi monopolin e kontrollit të tregut të

Partia  Demokratike, nëpërmjet deputetes Jorida Tabaku,  akuzoi sot kryeministrin se i ka dhënë  vëllait të tij, Olsi Rama,  monopolin e kontrollit të tregut të bixhozit. Sipas Tabakut, tarifa që pikat e basteve do të paguajnë për mirëmbajtjen me hyrjen në fuqi të ligjit nuk do t’i shkojë buxhetit, por kompanisë së vëllait të kryeministrit.

Jorida Tabaku: "Ajo që dihet deri tani është se me ligjin e vitit 2015, Edi Rama detyron  pikat e basteve të bëjnë pagesën e mirëmbajtjes së sistemit jo në  shtet, por tek kompania konçesionare. Kjo do të thotë se sa më shumë pika bastesh të operojnë në Shqipëri, aq  më i madh është fitimi i kompanisë konçesionare që, zyrtarisht, operon  në emër të ortakut të vëllait të kryeministrit. Kjo është arsyeja pse në  treg, në vitin 2013 ishin 928 pika bastesh  dhe 4 vjet pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës, pikat e basteve janë  katerfishuar, duke numëruar 4230 pika bastesh."

Deputetja demokratike, thotë se Ligji ul taksat për bixhozin nga 25 përqind që ishte në 2013-ën, në 15 përqind.

Jorida Tabaku: Edi Rama jo vetëm nuk i largoi pikat e bixhozit nga qytetet dhe nga shkollat, por u uli atyre taksat në mënyrë të ndjeshme. Kur ligji të hyjë në fuqi në 1 janar 2019, tatimi mbi fitimin e biznesit  të bixhozit nuk do të jetë më 25 përqind, por gati është përgjysmuar,  në 15 përqind.  

Partia Demokratike tha Tabaku,  është e vendosur të anulojë çdo ligj selektiv apo çdo konçesion që është monopol.

EMISIONET