PD: Pa veting në politikë, nuk ka zgjedhje as parlament

PD: Pa veting në politikë, nuk ka zgjedhje as parlament

Partia Demokratike kërkon ndërmarrjen sa më të shpejtë të procedurave të ndryshimeve kushtetuese me qëllim që të nisë vetingu në politike.

"Vetingu i politikanëve duhet bërë shpejt. Nëse ne nuk pastrojmë këtë lidhje të krimit me politikën nuk do të ketë as zgjedhje, as demokraci, nuk  mund të ketë as parlament dhe as ekonomi" u shpreh deputeti demokrat Oerd Bylykbashi në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit.

Partia Demokratike thotë se nuk do të tolerojë asnjë vonesë për miratimin e këtij procesi.

Deputeti socialist Ulsi Manja u shpreh: "Në rrafshin politik qëndrimi ynë ka qenë dhe do të jetë në cdo lloj vetingu të politikës. Jemi për pastrimin e politikës. Madje kjo nismë është e cunguar pasi  lë jashtë vetingut persona të afërm familjarë të politikanëve. Në rrafshin kushtetues dhe ligjor qëndrimi ynë ka qenë i qartë. Kërkojmë as më shumë dhe as më pak respektimin e Kushtetutës dhe të rregullores së Kuvendit"



EMISIONET