Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, insiston që mazhoranca të kthejë përgjigje lidhur me akuzat e selisë blu në drejtim të kryebashkiakut socialist të Vlorës, Agim Kajmaku. 

Përmes një postimi në facebook, Bardhii trejton tre pyetje kryeministrit, nga i cili kërkon përgjigje posaçërisht për faktin nëse Agim Kajmaku ka një dosje të hapur penale në Greqi me emrin Jorgo Toto. 

Aktualisht sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka nisur një verifikim të thelluar në lidhje me këtë rast.

 Prokuroria pritet të sekuestrojë formularin e dekriminalizimit të zotit Kajmaku dhe te nisë letërporosi në shtetin grek ne lidhje me verifikimin e pastërtisë së figurës së zotit Kajmaku.

/Ora News.tv/