PD: Nuk do i ndahemi këmba këmbës këtij horri!

PD: Nuk do i ndahemi këmba këmbës këtij horri!

Partia Demokratike vijon të këmbëngulë dhe akuzon Ramën se vazhdon të angazhojë makinerinë e propagandës për të fshehur të vërtetën e e pranisë së Taulant Ballës, Artur Bushit dhe Rrahman Rrajës në Policinë e Fushë Krujës më 21 Korrik.

Në një prononcim për median nga selia e PD-së, Gent Strazimiri u shpreh:  Në praninë e Taulant Ballës, Artur Bushit dhe Rrahman Rrajës nënkomisar Emiljano Nuhu dëshmoi se u kërcënua me pistoletë në kokë brenda Stacionit të Policisë së Fushë Krujës, që të ndalte përballjen me ligjin të djalit përdhunues të deputetit të Edi Ramës. Për të mbrojtur anëtarët politikë të bandës së Fushë Krujës, Edi Rama mashtroi publikisht, kur deklaroi se skandali u publikua fillimisht “nga vetë Taulant Balla” e jo nga intervista/denoncim e policit Emiljano Nuhu, të “ndjekur këmba-këmbës” nga banda.

Sipas  PD-së në këto 11 ditë makineria e  propagandës shpiku 4 alibi për Taulant Ballën, që nga inaugurimet deri tek dalja për peshk ditën e 21 Korrikut, por pengut të krimit, Edi Rama, ia ka mbyllur gojën një pyetje fare e thjeshtë:

Strazimiri ngriti pyetjen: "Kush po e detyron Kryeministrin tonë gojështhurur të bëjë rolin e memecit? "
"Në Stacionin e Policisë së Fushë Krujës, i cili hidhet në erë me tritol 1 ditë po, 1 dite jo, janë të paktën 8 kamera që funksionojnë 24 orë në ditë. Qytetarët e dinë se nëse dëshmia e nënkomisar Nuhut do të ishte e pavërtetë, pamjet e 21 Korrikut pa Taulant Ballë në Fushë Krujë, do të ishin të kudogjendura."

PD e mbyll deklaratën duke u shprehur: "Derisa Edi Ramës t’i vijë goja, nuk do t’i ndahemi këmba këmbës këtij horri!"

Menjëherë pas kësaj reagoi dhe kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Ai i përgjigjet me anë të fjalës së deputetes Jozefina Topalli. 

Jozefina Topalli do mbahet mend gjatë kur thoshte se Lulin me e pyt edhe sa është ora ai veç t’rren. “Babale 2” e kam njoftuar unë i pari në emisionin Top Show më 25 Shtator. Dhe më pas më 26 Shtator në mëngjes kam bërë një takim me gazetarë dhe kam njoftuar më pas konferencën për shtyp për të denoncuar përfshirjen e turpshme të Lulzim Bashës në këtë inskenim idiotesk. Edhe deputetët e tu e dinë Lulzim që ti po gënjen. Nuk kam qenë në Fushë Krujë, o Lul! Javën tjetër bëhu gati të vish ne gjykatë si përfaqësuesi me i lartë dhe më i aftë për të genjyer i një kokrre gënjeshtari si Nuhu yt o Nuli i këtij vendi!

Balla  ka paditur penalisht për shpifje kreun e PD-se, Lulzim Basha, nënkryetarin Edi Paloka dhe deputetin Alibeaj dhe gazetarin Basir Çollaku dhe nënoficerin Emilajno Nuhu. 




EMISIONET