Partia Demokratike i kërkon prokurorisë të pezullojë nga detyra, ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.  Në padinë e depozitar në prokurori, sekretari I Përgjithshëm, Gazmend Bardhi shprehet se ministri ka dhunuar e sulmuar me mjete helmimi dhe ujë me presion mbështetësit e opozitës të cilët po protestonin paqësisht.

 “Është e provuar se gjatë zhvillimit të protestës Policia e Shtetit, duke shpërdorur detyrën, ka dhunuar dhe sulmuar me mjete të helmimit masiv dhe ujë me presion qytetarë, të cilët po protestonin paqësisht.”

Sekretari i Përgjithshëm demokrat thotë gjithashtu se nga pamjet filmike  provohet se  policia ka pas qellim  pengimin e  protestës dhe për këtë arsye ka hedhur gaz dhe ujë ndaj protestuesve dhe jo personave që kanë shkelur ligjin.

 “Qëllimi i Policisë ka qenë pengimi i zhvillimit të protestës, duke hedhur mjete të helmimit masiv dhe ujë me presion ndaj të gjithë protestuesve, jashtë rregullave dhe rrethanave të lejuara nga ligji. Pamjet filmike provojnë një veprim kriminal të punonjësve të Policisë së Shtetit, që sulmojnë me gaz edhe qytetarë që janë të shtrirë në rrugë për shkak të problemeve shëndetësore apo qytetarë që përpiqen t’u vijnë në ndihmë atyre”

Por edhe pse i është drejtuar me padi prokurorisë, në letër Sekretari i Përgjithshëm demokrat nuk nguron ta akuzojë ketë institucion si  seksion të certifikimit të paligjshmërive të Policisë së Shtetit.

 

/Ora News.tv/