Përmes një postimi në facebook, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi deklaron se Rama po përdor të njëjtën taktikë me atë të  Elvis Roshin, me Arben Ndokën, me Mark Frrokun, me Armando Prengën,

"Heshti për 11 ditë dhe tani po përsërit filmin që kemi parë me Elvis Roshin, me Arben Ndokën, me Mark Frrokun, me Armando Prengën, me Artur Bushin, me shume edirama kriminelë të veshur me pushtet. Valdrin Pjetrin e emëroi Edi Rama, nuk u bë vetë as drejtor hipoteke, as prefekt, as kandidat për Kryetar Bashkie.

Lojës me larje duarsh i ka ardhur fundi!

Edi Rama është damkosur si kryeministri që promovoi krimin në parlament, qeveri dhe bashki" shkruan Bardhi

Rama dhe Valdrin Pjetri nga sot ne rruge te ndara


/Ora News.tv/