PD e Sarandës letër KQZ: Përpjekjet për zhvillimin e votimeve, krimi i rëndë

Dega e Partisë Demokratike në Sarandë i ka dërguar letër KQZ duke i kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të tentativës për të kryer votime në atë bashki.

Kryetari i degës së PD në Sarandë, Hariz Mëma shprehet se krim i rëndë vijimi i përpjekje për zhvillimin e votimeve në territorin e Sarandës më 30 qershor.

Ndërsa shtoi se vijimi i njëanshëm i procesit të votimit është rrezik për demokracinë se sipas Mëmas qytetarët e Sarandës nuk do ta lejojnë.

Gjithashtu paralajmëroi tubime nga data 27 qershor dhe 2 korrik.

Si edhe shtoi se kërkon lirimin e ambienteve të zëna nga KZAZ dhe kthimin e tyre në funksion publik normal.


EMISIONET