PD akuza Ramës: Të shkarkuarin për korrupsion e emëron drejtor në INSTAT

PD akuza Ramës: Të shkarkuarin për korrupsion e emëron

Opozita ka akuzuar qeverinë se po bën emërime të personave të korruptuar në institucione të rëndësishme.

Sipas deklaratës së selisë blu emërimi i Erjon Manohasës si drejtor integrimi në INSTAT është rasti më i qartë  i cili tregon  një qeveri që predikon drejtësi, por mbështet dhe gradon ata që kryejnë padrejtësi.

Zhupa: Rasti i Erjon Manohasës është tipik për një qeveri që predikon drejtësi, por mbështet dhe gradon ata që kryejnë padrejtësi.

 Për këdo që nuk  e njeh, Erjon Manohasa ka qenë, deri para pak kohësh, Drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor, që menaxhon interesat multimilionere të shëndetësisë. Por drejtori i tepsisë së pushtetit, perfaqësues i PDIU-së, u shkarkua nga detyra me vendim gjykate “për shpërdorim detyre”, sepse dyshohej se firmosi një kontratë korruptive për nje laborator hemodialize ne Durrës, që nuk plotësonte asnjë kusht për këtë shërbim jetësor për të sëmurët.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i INSTAT ku sqarohej se Erjon Manohasës është bërë në bazë të ligjit pasi çështja e ngritur kundrejt tij për korrupsion ishte pushuar.

Por për të ruajtur integritetin e këtij institucioni është kërkuar dorëheqja e Erjon manohasës e cila  është pranuar. INSTAT i bën thirrje partive politike që të mos e përfshijnë këtë institucion në politikën e ditës.


EMISIONET