Payet "thumbon" PSG: Luaj për klubin më të madh në Francë

Payet "thumbon" PSG: Luaj për klubin më të madh në


Sulmuesi i Marseille, Dimitry Payeti i hodhi benzine zjarrit përpara udhëtimit në Paris, duke sulmuar lojtarët e PSG.

Payet këmbënguli se nuk e ka zili skuadrën e Emery, duke u shprehur se luan për "klubin më të madh" të Francës.

 Marseille, e cila  pozicionohet në vend të tretë në Ligue 1,  udhëton në “Parc de Princes” për supersfidën e sotme me parisienët.

Francezi tha për France International se çelsësi i fitores është loja në ekip dhe jo ajo individuale.

 "Dhe unë kam një skuadër. E pamë në përballjen e fundit, është gjithmonë më mirë të luash si ekip, sesa të grumbullosh individë".

Marseille janë të tretët dhe janë 13 pikë pas PSG, pavarsisht 8 ndeshjeve pa humbje në Ligue 1. Payet ka shënuar katër gola dhe ka asistuar 7 gola për shokët e ekipit.

EMISIONET