Pavarësia e Kosovës në dritën e dokumenteve të arkivës së Londrës

Pavarësia e Kosovës në dritën e dokumenteve të

Rruga për identitet dhe pavarësi e shtetit më të ri në Evropë, ka qenë e gjatë dhe e hidhur. Raportet e krimeve të Serbisë midis viteve 1912-1945 vjen në dritën e dokumenteve të panjohura nga Arkivat Kombëtare në Londër që kanë zbuluar Robert Elsie dhe Bejtullah Destani.

Vetëm kush njeh të shkuarën mund të kuptojë të tashmen dhe t’i japë formë të ardhmes. Kjo është e vërtetë sidomos në Ballkan. Prandaj kushdo i interesuar për të njohur fatin e Kosovës për t’u shkëputur nga Serbia, duhet ta fillojë nga ky libër.

Bejtullah Destani, studieus: Çfarë ka bërë Serbia nga 1912-1945. Libri është kryesisht me dokumenta britanike për situatën se cfarë ka ndodhur në Kosovë gjatë këtyre viteve. Tregon vrasjet, vuajtjet dhe shumë probleme të tjera të ceshtjeve të kolonizimit dhe shpërnguljeve të qytetarëve të Kosovës.

 “Kosova një histori dokumentare, nga luftrat ballkanike në luftën e dytë botërore” i botuar nga Tauris në marsin e këtij vitit në Londër, është hartuar nga i ndjeri Robert Elsie, ekspert në fushën e studimeve shqiptare dhe Bejtullah Destani studiuesi shqiptaro-britanik që ndryshe e quan veten një dedektiv i botës shqiptare në arkivat britanike.

Bejtullah Destani, studieus: Janë të gjitha dokumentat e reja, dokumenta të panjohura.

Robert Wilton, diplomat, historian: Ata na ofrojnë mundësi ta studiojmë historinë e Kosovës dhe Shqipërisë në një mënyrë shkencore, jo me shpifje dhe patriotizëm bosh.

Mesazhet e shumta të diplomatëve britanikë, letrat e liderëve shqiptarë në mërgim, raportet për kryengritjet shqiptare, për pushtimin e Kosovës dhe masakrat serbe, janë gjurmuar në Arkivat Kombëtare të Londrës dhe botohen për herë të parë. Dokumentet krijojnë një skicë kronologjike të zhvillimeve në Kosovë prej vitit 1912 dhe e ndihmojnë lexuesin në gjuhën angleze të kuptojë konfliktin në Kosovë pas vitit 1990 dhe krijimin e Republikës së Kosovës në vitin 2008.

Robert Wilton, diplomat, historian: Kjo është një mënyrë shumë pozitive për të kundërshtuar mitet edhe paragjykimet, pra një mundësi pozitive për lexuesit. Është një mundësi pozitive për shkencën e historisë për të forcuar seriozitetin e saj.

Studiuesi Bejtullah Destani prezanton në Muzeun Historik Kombëtar edhe studimin “Letra shqiptare” të arkeologut britanik Artur Evans që sërish e çon lexuesit në epokën e nacionalizmit dhe Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Për këtë të fundit Destani ka të duar një botim me rreth 1400 faqe dokumente.

EMISIONET