Sulmuesi i Milanit, Patrick Cutrone, ka thënë se fitorja 2-0 ndaj Romës ishte rezultat i lojës së mirë në ekip.

Ai tha se ishte i lumtur dhe se tani duhet të fokusohen për takimin ndaj Lazios.

“Jam shumë i lumtur. Ishte një fitore e rëndësishme, një nga ato që bën diferencën. Jam edhe më i lumtur se arrita të shënoj gol”, ka thënë Cutrone për Mediaset Premium.

“Jemi shumë të bashkuar dhe mendoj se fitorja erdhi nga grupi. Trajnerit më të vërtetë bën për skuadrën dhe të gjithë ne i bindemi urdhrave të tij”.

Në ndeshjen e rradhës në Seria A është ‘Derby della Madonnina’ me Interin që janë të katërtit në tabelë, por sulmuesi italian thotë se është i fokusuar fillimisht për Lazion.

“Tani duhet të fokusohemi për të mërkurën ndaj Lazios pasi dëshirojmë finalen e Kupës së Italisë”, shtoi për fund Cutrone.

Ndeshja e parë mes tyre në Kupën e Italisë përfundoi 0-0 në San Siro.

/Ora News.tv/