Sinodi i Patriarkales Ekumenike të Kostandinopojës ka vendosur të njohë krijimin e Kishës Ortodokse Autoqefale në Ukrainë.

Masa vjen me gjithë paralajmërimet kundër saj nga Kisha Ortodokse Ruse.

Vendimi do të thotë që kishat ortodokse në Ukrainë nuk do të jenë më të varura nga kisha ortodokse ruse.

Por, fillimisht duhet të patriarkati i Kievit dhe Kisha Autoqefale e Ukrainës të bashkohen.

Deklarata gjithashtu bën thirrje që të mos ketë dhunë, mes paralajmërimeve nga Moska.

Në vendimin e marrë të enjten, konklava e Sinodit ka revokuar një "lidhje ligjore" të një letre të vitit 1686, në të cilën Konstandinopoja pranonte të drejtën e Kishës Ortodokse ruse për të vendosur Metropolitanin e Kievit pas zgjedhjes së tij nga klerikët e Kishës Ortodokse të Ukrainës.

Sinodi gjithashtu vendosi të rivendosë zyrën e Stavropegionit të Patriarkut Ekumenik në Kiev.

/Ora News.tv/