Patozi: Protesta reale ato që shpërthejnë nga populli, Basha nuk "ndez" dot PD

Patozi: Protesta reale ato që shpërthejnë nga populli, Basha nuk

Ndërsa opozita e bashkuar ka nisur përgatitjet për mbajtjen e protestës kundër qeverisë Rama më 27 janar, ish-drejtues të lartë të Partisë Demokratike janë skeptikë nëse kjo protestë do të përmbushë misionin e saj.

Ish-nën/kryetari i PD Astrit Patozi, tha se protesta reale janë ato që shpërthejnë nga revolta qytetare dhe jo ato që mbahen për shkak të Partive.

Patozi: Kjo protestë është e destinuar për të qenë protestë e partive. Nuk dua të dekurajoj askënd dhe shpresoj shumë që le të shërbejë si shkëndijë për shoqërinë. Lulzim Basha nuk është në gjendje sot të ndezë partinë e vet dhe sigurisht një njeri që ka vështirësi komunikimi dhe vështirësi për të ruajtur autoritetin brenda shtëpisë së vet, e ka shumë të vështirë të jetë i pari i qyteti apo i pari i fshatit.

Sipas zotit Patozi në kushtet kur opozita merr përsipër të nxisë protestat masive, kjo sipërmarrje kërkon lidership të fortë politik, tiparet e të cilit në gjykimin e tij, qartazi mungojnë tek Lulzim Basha.

Në një intervistë për TVSH-në, Patozi thotë se Basha ende vijon të anashkalojë platformën e shumë ish-drejtuesve të PD-së, për ndryshime statutore, duke shtuar se ky është një problem që i mbetet kreut të partisë.

 Zoti Patozi bën të ditur se do të vijojnë takimet me demokratët në mbarë vendin, me qëllim ringritjen e Partisë Demokratike. Ata janë të vendosur për të mos i dhënë “kënaqësinë” askujt, me krijimin një force të re politike.

EMISIONET