Astrit Patozi thotë se aleanca e LSI me PD është një arrgument që rrit mosbesimin tek PD, por edhe tek klasa politike në përgjithësi.

Patozi: Askush nuk është dorëjashtë në këtë katandisje që ne kemi mbërritur. Në rast se palët do të marrin përgjegjësitë e veta për aq sa i kanë, qoftë edhe një individ qoftë edhë një parti e vogël apo e madhe ne mund të arrijmë në një marrëveshje apo zgjidhje. Por në rast se dikush do thotë që kur unë jam në opozitë ai është demoni dhe kur unë vij në pushtet unë jam engjëlli, ne nuk e zgjidhim dot këtë punë.

PD thotë se po rrëzon po thuajse një diktaturë me një aleate kryesore e cila para një viti ka qenë në pushtet. Unë besoj se ky demoni ishte i tillë që në 2013 kur ishte bashkë me LSI, që qeverisi 4 vjet, nuk u bë këtë vitin e fundit. Ky është një argument që e rrit mosbesimin tek PD në radhë të parë, por të gjithë klasa politike në përgjithësi.

/Ora News.tv/