Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë shpëtuan një 35-vjeçar në Fier që në kushte të rënduara psikologjike dhe nën efektin e dyshuar të lëndëve narkotike kishte plagosur veten dhe kërcënonte me vetëflijim.

Për gati katër orë një 35-vjeçar mbajti në alarm familjarët dhe policinë në Patos.

Lionel Xhelaj, në kushtet e depresionit të thellë kishte qëlluar veten me thikë dhe ishte mbyllur brenda në banesë ku kërkonte se do të vetëvritej.

Ai mbante në dorë nje thikë ndërsa kishte gjakderdhje.

Policia lokale hyri në negociata me të për ta bindur të heqë dorë nga akti ekstrem, por nuk e mori përsipër ndërhyrjen.

Ky veprim iu besua Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të cilët në mënyrë të koordinuar arritën ti tërhiqin vëmendjen dhe të futen në banesë pa pasoja.

Policia e dorëzoi 35-vjeçarin në Spitalin e Fierit, ndërsa në një njoftim sqaroi se ai dyshohet se vuan nga sëmundje të shëndetit mendor.

Ndërkohë të tjera burime thanë se i riu  ishte edhe nën ndikimin e lëndëve narkotike.

/Ora News.tv/