Bibliotekat e shkollave 9-vjeçare "Besëlidhja" dhe "Gjergj Fishta" dhe gjimnazit "Hydajet Lezha" janë pasuruar me tituj të rinj librash

Titujt e rinj janë mundësuar nga Ministria e Arsimit, duke plotësuar në këtë mënyre rreth 80% të programit mësimor që zhvillohet në këto shkolla.

Për mësuesit pasurimi i bibliotekës pritet të japë efekte pozitive edhe në procesin e mësimdhënies.

Drejtori i Arsimit në Lezhë Bardhok Pulaj thotë se kjo është një mënyre për të nxitur sa më shumë leximin dhe kjo do të thotë më shumë formim për nxënësit.

Pulaj: Kjo është një bibliotekë që u shërben jo vetëm nxënësve por edhe më gjerë.

Furnizimi i bibliotekave me libra të rinj deklarohet se do të vijojë edhe në shkolla të tjera të Lezhës.

/Ora News.tv/