Pastrim dhe ndëshkim, Klosi: Situata në bregdet dhe lumenj, krim mjedisor

Pastrim dhe ndëshkim, Klosi: Situata në bregdet dhe lumenj, krim

Në  Ditën e Tokës, Ministri Klosi ka bërë thirrje për zero tolerancë për të gjithë ata që kryejnë krim mjedisor dhe nuk respektojnë kriteret mjedisore. Klosi sëbashku 500 punonjës të Ministrisë së Turimizmi dhe Mjedist kanë pastruar zonën e plazhit në Kepin e Rodonit .

Në ditën ndërkombëtare të Tokës,Ministri I Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi nga Kepi i Rodoni paralajmëroi se do të ketë zero tolerancë ndaj atyre që kryejnë krim mjedisor dhe nuk zbatojnë lejet dhe kriteret mjedisore.

Klosi: Nga data 22 prill që është edhe Dita e Tokës ne vazhdojmë bëjmë thirrje që të gjithë ata që bëjnë krime mjedisore, dhe nuk zbatojnë lejet mjedisore që jo vetëm Inspektoriati, por çdo institucion ligjzbatues, institucionet e rendit ato që kanë të bëjnë me mbrojtjen e Turizmit dhe Mjedisit do të jenë shumë aktivë, do të jenë shumë të rreptë dhe tolerimi do të jetë zero.

Klosi sëbashku me 500 punonjës të ministrisë së Turizmit kanë pastruar një ndër zonat më të ndotura në Kepin e Rodonit në kuadër të aksionit “Pastrojmë Shqipërinë që duam”

Klosi: Kjo situatë që është këtu në Kepin e Rodonit është pasqyrim i një situate dhe një krim mjedisor të zhvilluar që nga zonat e larta malore ku komunat  dhe bashkitë hedhin mbeturinat në lumenj, të cilat mblidhen të gjitha në lumenjtë më të mëdhenj dhe dalin këtu në bregdet.

Në përfundim të Javës të Tokës ministri Klosi vlerësoi rezultatin e punës falë përfshirjes të të gjitha institucioneve, lokale dhe qendrore, prefektëve, nxënësve dhe aktivistëve vullnetarë. Ministri Klosi theksoi gjithashtu se edukimi mjedisor është një nga pikat më të forta të operacionit “Pastrojmë Shqipërinë që duam”

EMISIONET