“Pasioni për Thethin”, libri në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta të Robert Elsie

“Pasioni për Thethin”, libri në 1 vjetorin e ndarjes nga

Në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta të albanologut të njohur Robert Elsie, në bibliotekën e qytetit të Shkodrës u prezantua përkthimi i veprës “Pasioni për Thethin: Zona mistike e Shqipërisë”!

Është një libër që paraqet bukuritë e Thethit dhe alpeve veriore të Shqipërisë që mban firmën e të ndjerit Elsie, Gerda Mulder dhe fotografit Herman Zonderland.

Një shkrirje e bukur mes vargjeve dhe imazheve.

Mulder : Ideja na erdhi nga fakti që shumë udhëtarë kanë shkuar në Theth dhe kanë shkruar për të si Nopça, Edit Durham apo të tjerë! Dhe ne menduam që këtë histori të këtyre udhëtarëve t’ja tregojmë edhe banorëve të Thethit apo të tjerëve sepse kishim përshtypjen se ato nuk dinin për raportimin e këtyre udhëtarëve. Shtuam edhe historitë tona personale dhe së bashku me të ndjerin Robert Elsie menduam që të sjellim këtë libër.

Vëllimi i ndarë në 3 pjesë plotësohet me materiale të kohëve të fundit, që tregojnë familjet që jetojnë atje sot dhe se cili ka qenë ndikimi i turizmit në zonë.

Herman Zonderland, fotograf: Hera e fundit kur ne të tre ishim bashkë në Theth ishte viti 2013. Në fakt ajo ishte hera e parë dhe e fundit dhe udhëtuam nga ana e lumit Kir dhe shijuam bukuritë e mrekullueshme.

Shkrirja e punës së 3 autoreve dhe dashuria për një vend që të ofronte kontraste të forta, sjell sot një botim që të magjeps dhe të bën ti duash edhe më shumë

Dashurinë për Thethin Elsie e mori edhe pas vdekjes, pasi ai prehet në këto male si një amanet i fundit i dashurisë së një të huaji me tokën shqiptare.

EMISIONET